Java e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve në AZGJ
May 15, 2023
Sot në auditorët e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV, filloi java e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve. Temat që do të trajtohen janë: “Përkthimi i teksteve juridike” me ligjërues Prof. dr. Afet Mamutin dhe “Gramatika krahasuese ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes”, me ligjërues Prof. dr. Asllan Hamitin.Në lidhje me temën “Përkthimi i teksteve juridike”, për vetë specifikat e audiencës së përkthyesve dhe lektorëve, Prof. dr. Afet Mamuti tha :“ Ajo që dua të theksoj në leksionin e sotëm, është fakti që gjatë përkthimit të ruhet kuptimi origjinal që ka teksti në gjuhën burimore”, ndërsa shtoi se: “Trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve nga ana e AZGj-së është produktiv, sepse trajtohen problemet me të cilat ballafaqohen vetë përkthyesit” .Prof. dr. Asllani Hamiti për temën “Gramatika krahasuese ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes”, sqaroi se: “Vëmendjen kryesore gjatë ligjëratës do ta përqendroj në ngjashmëritë dhe dallimet kryesore ndërmjet dy gjuhëve në fjalë dhe se ku duhet të orientohen përkthyesit dhe lektorët për përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, (fjalorëve elektronikë, shpjegimet e termave etj), në punën e tyre praktike.Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës do të vazhdojë edhe javën e ardhshme.
Vazhdon java e tretë e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës së RMV-së
May 9, 2023
“Shkrimi ligjor, formularët dhe kërkesat”; “Aspektet juridike e kushtetuese të ligjit” janë dy temat që po trajtohen këtë javë në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik të organizuar nga AZGj-ja, të cilat do t’i ligjërojnë Prof. dr. Bashkim Selmani dhe Prof. dr.Jeton Shasivari.Vetë përzgjedhja e temave dhe ndërlikueshmëria e të qenët përkthyes dhe lektor profesionist, flet shumë për qasjen serioze të AZGj-së, për të trajnuar lektorët e përkthyesit e institucioneve të sektorit publik, duke pasur parasysh problematikat e zbatimit të dygjuhësisë në përditshmëri.Koordinatorja e projektit Prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, në lidhje me temat ka sqaruar se: “Temat janë përzgjedhur me shumë kujdes , duke pasur parasysh edhe trajnimet e mëhershme, aty ku kanë shfaqur më shumë interes pjesëmarrësit, do të përqendrohen edhe profesorët”.Në fund të gjashtë javëve të trajnimit përkthyesit dhe lektorët do të pajisen me certifikatë, e cila do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën e tyre profesionale.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës vazhdon trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik
May 4, 2023
Sot në auditorët e AZGj-së vazhdon trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve me këto tema: “Përkthimi i teksteve letrare”, me ligjërues Prof. dr. Berton Sulejmanin dhe “Terminologjia”, me ligjërues nga Prof. dr. Ismet Osmani.Ashtu si kemi njoftuar edhe më parë, trajnimi për përkthim dhe lekturim të gjuhës shqipe, përfshin përkthyesit dhe lektorët nga të gjitha institucionet; ministritë, ndërmarrjet publike, gjykatat dhe tërë sektori publik.Edhe në javën e dytë të trajnimit, kandidatët të ndarë në katër grupe, me ç’rast kanë mundësinë të pajisen me njohuri të reja nga profesorët e njohur të gjuhës, ku do t’i lartësojnë njohurit e tyre në gjuhën shqipe.Njësimi i terminologjisë profesionale në gjuhët shqipe, si edhe ngritja e cilësisë së përdorimit të saj, është njëri nga qëllimet e trajnimit, temë e cila do të trajtohet pikërisht gjatë kësaj jave, për t’u zbatuar në praktikën institucionale. Ndërsa tema e përkthimeve letrare ka të bëjë, me përkthimin dhe lekturimin e teksteve të veçanta nga aspekti kulturor në përgjithësi.Në fund të gjashtë javëve të trajnimit kuadrot do të pajisen me certifikatë, që do ta profesionalizojnë statusin e tyre si përkthyes dhe lektorë, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së e filloi sot trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të sektorit publik
Apr 25, 2023
Gjashtëdhjetë punonjës në institucione të ndryshme dhe administratës të Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë sot, në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup, trajnimin për përkthim dhe lekturim në nivelin më të lartë të profesionalizmit të gjuhës shqipe.Ky është viti i tretë që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, i zhvillon trajnimet e kuadrove të përkthimit dhe i pari i këtij lloji në vendet e rajonit.Duke vërejtur se ka një sërë problemesh në përdorimin e gjuhës, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, nëpërmjet këtij trajnimi, ka si qëllim t’i trajnojë përkthyesit dhe lektorët e të gjitha institucioneve, së pari të ministrive, organeve shtetërore, gjykatave dhe gjithë sektorit publik, për përkthimin sa më të drejtë të gjuhës.Gjatë trajnimit do të ligjërojnë profesionistë të njohur të gjuhës, juristë dhe njohës të fushave të ndryshme nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Kjo nënkupton unifikimin e terminologjisë profesionale në gjuhët, që përdoren në vend dhe ngritjen e cilësisë së përdorimit të tyre, si edhe kthimin e dinjitetit të punës së përkthyesve, pse jo edhe licencimin tyre në gjuhën shqipe, në të njëjtën mënyrë siç është i rregulluar statusi i lektorëve të gjuhës maqedonase.Koordinatorja e trajnimit, prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, na sqaroi se: “Duke pare përvojat e përkthyesve, lektorëve, apo hartuesve të shkresave administrative, në temat që do të trajtohen për këtë vit, kemi përfshirë të gjitha rrafshet, si analiza e tekstit, përkthimi i teksteve të veçanta socialo-kulturore, furnizimin me fjalë dhe shprehje të softuerit, etj. në shumicën e institucioneve shtetërore”, vazhdon prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, “nuk ka shumë përkthyes nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas, as lektorë, por edhe aty ku ka, jo të gjithë janë të profilizuar mirë. Për këtë arsye e kemi organizuar trajnimin e tyre të klasifikuar në grupe të përkthyesve dhe lektorëve”.Drejtori i Agjencisë së Gjuhëve, Ardian Musliu, i përshëndeti sot përkthyesit, lektorët dhe profesorët titullarë që do të marrin pjesë në trajnimin e organizuar nga Agjencia. Ai gjithashtu theksoi: “Njëra nga detyrat e AZGj-së është trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve i të gjitha institucioneve të vendit, duke bërë që politikat gjuhësore të gjejnë zbatim dhe të unifikohet terminologjia administrative. Të shkruarit dhe përkthimi janë veprime të ndërlikuara, që kërkojnë përgatitje të lartë profesionale dhe përvojë të madhe. Zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror është një hap me peshë të madhe politike në vendin tonë”.Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve do të zgjasë 6 javë, nga dy here në javë, dhe do të mbahet në auditorët e AZGj-së. Në vazhdimësi ne do t’ju njoftojmë çdo javë për temat dhe emrat e profesorëve që do të ligjërojnë.
Drejtori Musliu takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, z. Faik Nikën
Apr 5, 2023
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës drejtori, Ardian Musliu, e takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, z. Faik Nikën, i shoqëruar nga gjuhëtari, Prof. dr. Haxhi Shabani, gjithashtu nga Ulqini dhe anëtar i Komisionit të arsimit në kuadër të këshillit.Në këtë takim u fol për bashkëpunimin institucional ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Me këtë rast, drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, duke u dëshiruar mirëseardhje, i njoftoi me punën që e bën agjencia për sa i përket zbatimit të gjuhës në nivel profesional, me historikun e saj, si dhe me sektorët që funksionojnë në agjenci.Mysafirët shprehën falënderime për mikpritjen dhe e përgëzuan drejtorin Musliu për punën që bën, duke theksuar se puna e agjencisë është mjaft e rëndësishme në aspektin e zbatimit të dygjuhësë në nivel shtetëror dhe se një institucion i tillë do të ishte model i mirë, që mund të aplikohet edhe në Mal të Zi.Të dyja palët u pajtuan se takimi ishte një hap i mbarë, i cili në të ardhmen do të sjellë edhe bashkëpunime konkrete.
Sot pata takimin e fundit si drejtues i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj).
Feb 24, 2023
Kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferit i dorëzova Raportin katërvjeçar të punës sime në krye të AZGj-së.Me këtë rast edhe iu falënderova për mbështetjen parezervë, pa të cilën AZGj-ja do të ngecte në shumë drejtime.
Sot mbylla ditën me informacionin nga zëvendësdrejtori Izmit Nura se Agjencia e Emigracionit nga kjo ditë do të quhet "Agjencia e Mërgatës", përkthim zyrtar nga ana e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së.
Feb 24, 2023
Zëvendësdrejtori Izmit Nura është shembull për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet ku ka drejtuar dhe asnjëherë nuk ka munguar bashkëpunimi me agjencinë tonë.Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe brenda dhe jashtë vendit është misioni që na ka bashkuar.
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email