Përdorimi i gjuhës shqipe edhe në gjyqësor
Nov 9, 2023
Ka filluar procesi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në procedurat gjyqësore në RMV. Në këtë kuadër përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës u ftuan në Institucionin e Avokaturës së Shtetit, për të rënë dakort për redaktimin profesional gjuhësor të teksteve dhe të procedurave të tjera gjyqësore.Avokati i Shtetit, Agron Reçi, dhe bashkëpunëtorja e përkthimit Xhejlane Halimi, i pritën në hapësirat e Avokaturës së RMV-së, përfaqësuesit e AZGj-së, drejtorin Ardian Musliun, përgjegjësin e përkthimit dhe të redaktimit gjuhësor, Nebi Bilallin, këshilltarin shtetëror të bashkëpunimit me qeverinë dhe marëdhëniet me publikun, Jeton Sulejmanin dhe përfaqësuesen e kabinetit të drejtorit Nerxhivane Kuqin.Z. Reçi nga pozicioni i drejtorit të Avokaturës së Shtetit, kërkoi nga përfaqësuesit e AZGj-së, të redaktojnë një numër të konsiderueshëm shkresash dhe tekstesh delikate të akteve, procedurave e formaliteteve të tjera gjyqësore, që janë në kompetencë të Avokaturës së Shtetit të RMV-së, në gjuhën shqipe.Nga ana e AZGj-së u zotuan se do të lekturohen dhe do të redaktohen me përgjegjesi profesionale të gjitha materialet që do të dërgohen, e gjith kjo në funksion të zbatimit sa më të shpejtë të gjuhës shqipe edhe në këtë fushë të administratës gjyqësore.Me këtë bashkëpunim midis AZGj-së dhe Avokaturës së Shtetit, avancohet në një stad më të lartë procesi i dygjuhësisë në RMV
Punonjësit e AZGj-së ndoqën trajnimin treditor lidhur me përforcimin e punës ekipore
Nov 8, 2023
Prej 1 deri më 3 nëntor në Mavrovë, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, organizoi trajnim lidhur me menaxhimin e stresit në vendin e punës, si dhe për forcimin e punës ekipore, në të cilin punonjësit e saj ndoqën me vëmendje të veçantë ligjëratat dhe stërvitjet nga ana e trajnuesve të autorizuar nga institucione kompetente.Trajnimin në fjalë e hapi drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i cili theksoi nevojën dhe rëndësinë e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet të punësuarve, si dhe për tejkalimin e vështirësive gjatë procesit të punës.Këtë trajnim e mbajti Litera academy nga Tetova, ku përfaqësuesit e saj në mënyrë interaktive zhvilluan dialog me punonjësit e AZGj-së me pyetje dhe përgjigje, si dhe me shpjegime përkatëse për situatat e ndryshme gjatë punës së përditshme.Me këtë rast u theksua nevoja e krijimit të vetëdijes për menaxhimin e stresit në mënyrë që të arrihet edhe efikasitet i plotë në punë. Po ashtu, ata theksuan në veçanti edhe krijimin e frymës ekipore në punë, frymë kjo e cila paraqet çelësin e suksesit dhe të efikasitetit në arritjen e qëllimeve gjatë punës.Në fund, punonjësve të AZGj-së, të cilët morën pjesë në këtë trajnim, iu ndanë edhe nga një certifikatë për ndjekjen e tij.
Vizitë studimore e delegacionit nga Kosova në AZGj
Oct 25, 2023
Një delegacion i përbërë nga, Sllavisha Mlladenoviq, komisioner iZyrës për Gjuhët, Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore, Arta Pllana, koordinatore për komunikim, Safete Grajçevci, koordinatore për sigurimin e zbatueshmërisë, Agron Gashi, koordinator, Zyra Ligjore, Shaban Ademi, drejtor i Zyrës për buxhet dhe financa, Nexhmie Xani, udhëheqëse e burimeve njerëzore, Qefsere Baliu, udhëheqëse për buxhet dhe financa, Xhavit Bulliqi, zyrtar i larë ligjor.Delegacioni u prit nga drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliu, i cili e njoftoi lidhur me Agjencinë dhe tregoi për avancimin e zbatimit të gjuhës në RMV.Në ditën e parë kolegët nga Kosova u informuan nga përfaqësuesit e AZGj-së për gjithë ciklin e procesit të përkthimit. Protokolli vazhdoi me informacionin e përgjegjësve të sektorëve të planifikimit dhe zhvillimit në AZGj, Shpresa Zeqiri-Ibrahimi dhe Marian Patlixhankovski, të cilët shpjeguan mënyrën e funksionimit dhe ndërtimit të Agjencisë. Ndërsa Sllavisha Mlladenoviq nga Kosova, tha: Ne kemi ardhur këtu, për të parë një model nga mënyra e zbatimit të dygjuhësisë, për ta pasur më të lehtë të ndërtojmë një institucion të ngjashëm edhe në Kosovë.Dita e parë e vizitës u mbyll me nënshkrimin e një memorandumi dypalësh midis drejtorit të AZGj-së, Ardian Musliu dhe kryesuesit të delegacionit nga Kosova, Sllavisha Mlladinoviq.Ditën e dytë të diskutimeve studimore me delegacionin nga Kosova e drejtoi këshilltari shtetëror Nebi Bilalli, i cili foli për sektorin e përkthimit dhe të lekturës. Ndërsa, Jeton Sulejmani, këshilltar shtetëror i bashkëpunimit me Qeverinë dhe marrëdhënieve me publikun, Teuta Hiseni, përgjegjëse e sektorit të lekturës, Ahmet Selmani këshilltar shtetëror i redaktimit gjuhësor, prezantuan procesin e punës në sektoret përgjegjëse .Diskutimet vazhduan me pyetje dhe përgjigje ndërmjet të pranishmëve. Më pas delegacioni vazhdoi vizitën në Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve.
Sqarim rreth gabimit të bërë në tabelën rrugore të vendosur në Strugë
Oct 12, 2023
Gjatë ditëve të fundit, në Strugë është vendosur një tabelë rrugore me ç’rast emri i fshatit Ladorisht është shkruar “Radolishta”, pra me gabim te versioni shqip.Konsiderojmë se reagimi i qytetarit të Strugës në portalin “Strugalajm” është i drejtë, mirëpo sqarojmë opinionin se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka redaktuar tabelën dhe ka lënë versionin e saktë, pra “Ladorisht”. Pra, bëhet fjalë për lëshim që është bërë nga ana e prodhuesit të tabelës. Gabimi i njëjtë është bërë edhe me Frëngovën.Gjithashtu, si Agjenci kemi rekomanduar që renditja gjuhësore të jetë maqedonisht, shqip, anglisht dhe jo ashtu siç e praktikon Ministria e Punëve të Brendshme.Kërkojmë dhe shpresojmë që ky gabim të përmirësohet sa më parë dhe që nuk do të përsëritet më.
FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PËRKTHIMIT
Sep 29, 2023
Sot kemi nderin e veçantë dhe detyrimin institucional që ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, ditë kjo të cilën, më 24 maj të vitit 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli si të tillë, duke zgjedhur 30 shtatorin si datë për shënimin e saj.Duke qenë në krye të një institucioni, siç është Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e cila ka detyrim ligjor që t’i ndihmojë institucionet shtetërore për zbatimin praktik të gjuhës shqipe, e kjo nënkupton edhe përkthimin e tyre nga maqedonishtja në shqip, aq më tepër na takon që të jemi pjesë e një solemniteti të këtillë, ku me disa aktivitete modeste përkujtohet kjo ditë duke folur e debatuar për çështjen e përkthimit nga njëra gjuhë në tjerën dhe anasjelltas.Me këtë rast dëshiroj të theksoj se përkthimi si veprimtari intelektuale dhe kreative është shumë specifik dhe madhor njëkohësisht, për arsye se mundëson komunikim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve brenda Maqedonisë së Veriut.Prandaj, në këtë rast ne kemi privilegjin dhe përgjegjësinë që ta realizojmë këtë deri në nivelet më të larta shtetërore, duke krijuar mundësi dhe forma të komunikimit të shkruar dhe të folur për ata që punojnë në institucionet përkatëse, si dhe, veçanërisht, për qytetarët që u drejtohen atyre për nevojat e tyre.Gjithsesi, këtë mundësi nuk do ta kishim pa Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, i cili u miratua me konsensus të gjerë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kapërcyer shtigje e duke hapur rrugë më të gjera në rrafshin e komunikimit shumëgjuhësh brenda këtij shteti ku jetojmë dhe veprojmë si qytetarë dhe si shtetas të tij.Agjencia e Zbatimit të Gjuhës deri tani ka bërë një punë të lakmueshme në këtë aspekt, duke u përballur me sfida të mëdha për sa i përket përkthimit dhe duke i tejkaluar ato me sukses, pra duke i ndihmuar institucionet shtetërore në përkthimin e shkresave të ndryshme administrative, akteve ligjore, rregulloreve e dokumenteve, formularëve të shumtë për nevojat e qytetarëve etj. Pa dyshim, këtë punë do të vazhdojë ta bëjë edhe më tej duke u ndodhur gjithmonë në krye të detyrave dhe duke i realizuar ato nga kolegët tanë të cilët tashmë janë stërvitur dhe profesionalizuar për këtë punë.Uroj që shënimi i kësaj dite, në radhë të parë, të jetë një thirrje dhe një mesazh për t’i respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, pra gjuhët e ndryshme të cilat jetojnë dhe përdoren pranë njëjra-tjetrës, siç janë shqipja dhe maqedonishtja, të cilat patjetër duhet të gjejnë mënyra adekuate dhe të krijojnë harmoni të plotë qytetare. Natyrisht, kjo frymë do të na bëjë më të lirë dhe më demokratikë, që një ditë gjërat të rrjedhin natyrshëm, pa pasur nevojë për përkthim, thjesht duke komunikuar secili në gjuhën e vet dhe duke e kuptuar tjetrin në gjuhën e tij. Kjo nuk është utopi, por vizion qytetar.Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Përkthimit!
Vazhdon bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe UT-së
Sep 26, 2023
Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Këshilltarin shtetëror të përkthimit dhe kabinetin, me ftesë të dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Prof. dr. Berton Sulejmanit, u takuan me Prorektorin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Prof. dr. Salajdin Saliun dhe Prof. dr. Izmit Durmishin.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Berton Sulejmani, me këtë rast e njoftoi drejtorin për akreditimin e programit të ri studimor në UT, Redaktim gjuhësor, në ciklin e dytë të studimeve, një mundësi më shumë kjo, për të gjithë të interesuarit për t’u specializuar në fushën e redaktimit gjuhësor.Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ardian Musliu, shprehu mirënjohjen e tij për punën fisnike që po e bën Universiteti i Tetovës, konkretisht Fakulteti i Filologjisë, duke theksuar se ky program i ri studimor në fushën e Redaktimit gjuhësor, do t’i zbusë mangësitë gjuhësore nëpër institucione, në mungesë të lektorëve të specializuar. Drejtori Musliu shfaqi gatishmëri për të mirëpritur në AZGj, për punë praktike, të gjithë studentët e këtij programi studimor, duke marrë parasysh faktin se AZGj-ja më herët ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës.
Gjithashtu AZGj-ja vazhdon punën me përkthyes dhe lektorë nga institucione të administratës publike dhe ministrive, të cilët kërkojnë ndihmë për t’u trajnuar dhe konsultuar.
Jul 21, 2023
Ndërsa një tjetër moment i procesit të punës në AZGj, në këto ditë korriku, janë edhe lekturimet dhe redaktimet gjuhësore urgjente të përkthimeve në gjuhën shqipe të materialeve që vijnë rregullisht nga Kuvendi i RMV-së. Ndërsa shkollat, teatrot dhe institucionet tjera, dërgojnë vazhdimisht në agjenci materiale për përkthime të shkurtra dhe të shpejta.
Në fillim të korrikut, AZGj-ja ia dorëzoi Ministrisë së Bujqësisë të Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, përkthimin dhe redaktim në gjuhën shqipe të qindra faqeve të Ligjit të Gjuetisë, gjithashtu një material vëllimor, i cili iu nda për përkthim një grupi përkthyesish dhe lëktorësh, për të qenë korrekt me afatin e paracaktuar të dorëzimit të ligjit.
Jul 21, 2023
Ndërkohë janë në përfundim e sipër në përkthim në gjuhën shqipe, dhjetëra formularë të Komisionit Rregullator të Energjetikes – KRRE, të cilat u pranuan gjatë kësaj jave nga AZGj-ja dhe do të dorëzohen po brenda javës.
Edhe pse në ditë të nxehta të zhegut veror, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e vazhdon punën për t’i dorëzuar në afatet e parapara kohore materialet e pranuara për përkthim dhe redaktim gjuhësor nga institucione të ndryshme shtetërore.
Jul 21, 2023
Edhe pse në ditë të nxehta të zhegut veror, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e vazhdon punën për t’i dorëzuar në afatet e parapara kohore materialet e pranuara për përkthim dhe redaktim gjuhësor nga institucione të ndryshme shtetërore. Materiali vëllimor, përkthimi i 2000 pyetjeve për udhëheqës administrativë, është në përfundim e sipër. Temat e studimeve të rastit, do t’i dorëzohen Agjencisë së Administratës -MSHIA, në fillim të gushtit.
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email