Përfundoi trajnimi për përkthyes dhe lektorë
Jun 11, 2024
Edhe gjatë këtyre dy ditëve, në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës ka vazhduar trajnimi për përkthyes dhe lektorë, trajnim ky që organizohet nga ky institucion për të katërtin vit me radhë. Duke hyrë në javën e katërt dhe të fundit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit e shumtë kanë ndjekur ligjëratat e profesorëve të cilët kanë trajtuar aspekte që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturimin.Në të vërtetë, gjatë ditës së djeshme para pjesëmarrësve ka ligjëruar prof. Afet Mahmuti në temën “Përkthimi i teksteve juridike”, si dhe prof. Arta Selmani e cila ka ligjëruar në temë “Përkthimi ligjor (juridik).Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ka ligjëruar prof. Ismail Hamiti në temë “Dëshirorja dhe habitorja në gjuhën shqipe dhe ekuivalentet e tyre përkthimore në gjuhën maqedonase.Kështu, me këtë cikël ligjëratash u mbyll trajnimi katërjavor për përkthyes dhe lektorë nga AZGJ-ja.
Në AZGj vazhdoi java e parafundit e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe
Jun 4, 2024
Në javën e parafundit të trajnimit, ligjërues ishin: Prof. dr. Mustafë Ibrahimi, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup, me temën: “Përkthimi i teksteve të veçanta sociologjike dhe kulturore” dhe Prof. Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tetovës, me temë: “Shkrimi ligjor, formular, kërkesa...”.Ligjëruesit e ditës së martë janë: Prof. dr. Rami Memushaj, profesor dhe veteran i gjuhës shqipe nga Tirana, i cili prezantoi temën “Semantika” dhe Prof. Qëndrim Morina, profesor nga Prishtina, i cili prezantoi temën “Gabim gjuhësor vs formë e (pa)saktë gramatikore (standardi gjuhësor dje dhe sot)”.Në trajnimin e nisur para dy javësh, nëpunësit administrativë, nëpërmjet përvojave të gjuhëtarëve dhe juristëve të njohur nga vendi, të angazhuar nga AZGj-ja, patën mundësi, për së afërmi, të njihen me veçoritë dhe karakteristikat e gjuhës shqipe, krahasuar këto edhe me gjuhë të tjera.Trajnimi i nëpunësve administrativë do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, duke sjellë përvoja dhe trajtesa nga gjuhëtarë të njohur të gjuhës shqipe.
Në AZGj vazhdoi java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe
May 28, 2024
Ligjëruesit e ditës së hënë janë: Dr. Elona Gjata, ligjëruese në shumë universitete në Shqipëri, Kosovë dhe Europë, me temë: “Probleme të drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar në dokumentet zyrtare” dhe Prof. Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, me temë: “Përkthimi i teksteve letrare”.Ligjëruesit e ditës së martë janë: Prof. dr. Izer Maksuti, profesor, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili e prezantoi temën “Përkthimi i teksteve të specializuara dhe shkencore” dhe Prof. dr. Asllan Hamiti, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, i cili e prezantoi temën “Gramatikë krahasuese e shqipes dhe e maqedonishtes”.
Në AZGj vazhdoi dita e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe
May 28, 2024
Ligjëruesit e sotëm ishin Prof. dr. Xhevat Lloshi, profesor dhe pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili prezantoi temën “Stilistika” dhe Prof. dr. Ismet Osmani, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, i cili prezantoi temën “Terminologjia”.Në trajnimin e nisur dje nëpunësit administrativë patën mundësi, për së afërmi, të njihen me ligjësitë e gjuhës shqipe.Trajnimi i nëpunësve administrativë do të vazhdojë me të njëjtin temp gjatë javës së ardhshme.
AZGj-ja e filloi trajnimin e përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe
May 28, 2024
Ashtu si në vitet e kaluara edhe sivjet nisi trajnimi i nëpunësve administrativë, të cilët punojnë si përkthyes dhe redaktorë të gjuhës shqipe në institucionet e tyre përkatëse.Ata u mirëpritën nga drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ardian Musliu dhe nga koordinatorja e projektit, Shpresa Zeqiri Ibrahimi, zëvendësudhëheqëse e Sektorit të mbështetjes së drejtorit.Ligjëruesit e sotëm ishin Ajten Hajdari-Qamili, profesoreshë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, e cila prezantoi temën “Krahasim dhe analizë tekstesh të përkthyera” dhe Nebi Bilalli, Këshilltar shtetëror i përkthimit në AZGj, i cili prezantoi temën “Terminologjia përkatëse gjuhësore në përkthimin e dokumenteve zyrtare”.Në trajnimin e nisur sot e që do të zgjasë disa javë, janë përfshirë 54 nëpunës, duke përfshirë edhe ata të pushtetit vendor, që është edhe veçoria e sivjetshme, sakaq çdonjëri prej tyre në fund të trajnimit do të pajiset me certifikatë.
Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit
Mar 18, 2024
Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024
U nda nga jeta këshilltarja shtetërore e AZGJ-së, Renata Ballanca Asani
Mar 18, 2024
U nda nga jeta këshilltarja shtetërore e AZGJ-së, Renata Ballanca Asani Pas një sëmundjeje të rëndë e të pashërueshme, sot në orët e pasdites u nda nga jeta këshilltarja shtetërore për lekturë e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Renata Ballanca Asani. Të punësuarit e AZGJ-së do ta mbajnë mend si një kolege e bashkëpunëtore të shkëlqyer e cila gjithmonë ishte shembull pozitiv si në punën e përditshme profesionale, ashtu edhe në marrëdhëniet dhe komunikimin e ngrohtë me kolegët. Të punësuarit e AZGJ-së i shprehin ngushëllime familjes, farefisit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Renatën. Lamtumirë kolege e dashur! Do të na mungosh jashtëzakonisht shumë. Prehu në botën e pasosur! Të punësuarit e pikëlluar të AZGJ-së Shkup, 14.3.2024
Të nderuar mësues! AZGj-ja ju uron Gëzuar 7 Marsin!
Mar 8, 2024
Të nderuar mësues! AZGj-ja ju uron Gëzuar 7 Marsin! Gjithnjë do ta kujtojmë rolin tuaj të pazëvendësueshëm në ndërtimin e bazës së edukimit dhe në formimin e vizionit të ri për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju keni bërë dhe po vazhdoni të bëni një punë të madhe. Me këtë po ndikoni në jetën e shumë nxënësve, në formësimin e identitetit të tyre kombëtar e kulturor. Faleminderit për angazhimin dhe devotshmërinë tuaj në arsim!
Sqarim në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga personat juridikë private
Feb 24, 2024
Sqarim në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga personat juridikë privatë Ditë më parë, mediet iu drejtuan Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), për mospranimin e dokumenteve në dy gjuhë nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në RMV, dokumente këto të lëshuara nga institucionet publike. Për të sqaruar më me saktësi opinionin dhe për të shmangur keqkuptimet e mundshme nga përgjigjja jonë, sqarojmë si më poshtë: 1. Kompetencat e AZGj-së janë përcaktuar me nenin 19 të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, sipas të cilave, AZGj-ja ka rol mbështetës ndaj institucioneve publike. 2. Cilido institucion publik, personat juridikë që kryejnë autorizime publike, përfshi personat juridikë privatë, janë të detyruara të pranojnë çdo dokument që del nga institucionet publike të RMV-së, qoftë dygjuhësh apo disagjuhësh. 3. Personat juridikë privatë themelohen nga aktet e ndryshme juridike që dalin prej institucioneve publike, dhe si të tilla, duhet të zbatojnë çdo ligj që lidhet me klientin e tyre, përfshi edhe atë të gjuhës. 4. AZGj-ja u sugjeron personave juridikë privatë, duke mos lënë anash bankat e nivelit të dytë, që, për të respektuar klientin e tyre, për të ofruar shërbime sa më cilësore për ta, si dhe për t’u ikur keqinterpretimeve të mundshme që mund të dalin nga detyrimet kontraktuale ndërmjet personit juridik privat dhe klientit të tyre, e që për bazë kanë aspektin gjuhësor, atëherë personi juridik privat t’i ofrojë shërbimet edhe në gjuhën amtare të klientit. Kjo do të ishte mjaft e dobishme për të dyja palët, si dhe do të tregonte një nivel më të lartë demokratik dhe respekt për klientin. Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve edhe në gjuhën e tyre amtare paraqet pragmatizëm, respektim të diversitetit ekzistues në vend, si dhe të gjësë më fundamentale të njeriut, atë të gjuhës së tij amtare. Shkup, 24.2.2024
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email