Në Kërçovë dhe Kumanovë AZGJ-ja shpërndau broshurën për të drejtat gjuhësore
Sep 18, 2020
Nëpunësit administrativë të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) dje dhe sot në Kërçovë dhe Kumanovë shpërndanë broshurën për të drejtat themelore gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i publikimit dhe i shpërndarjes së kësaj broshure është që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre themelore gjuhësore. Kjo përmban informacione të mjaftueshme e të sakta, si dhe sqarohet se ku mund qytetarët ta përdorin gjuhën amtare në institucionet shtetërore. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4464,4461,4458,4455,4452"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës
Sep 16, 2020
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri. Në këtë takim ia uroi detyrën e re, si dhe e informoi lidhur me aktivitetet që po i zhvillon kjo agjenci në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Po ashtu drejtori Sela foli edhe për detyrimet që kanë institucionet shtetërore në zbatimin e këtij ligji. Njëkohësisht ai shprehu gatishmëri për t’i dhënë mbështetje edhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës për sa i përket përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe shkresave zyrtare. Edhe ministri Shaqiri foli për këto çështje duke falënderuar drejtorin Sela për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar, si dhe duke u zotuar se do të angazhohet seriozisht në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4419,4422,4425"]
Të punësuarit e AZGJ-së e vizituan Panairin e Librit
Sep 12, 2020
Në mënyrë të organizuar, të punësuarit e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës e vizituan Panairin e Librit në Shkup. Ky panair u hap më 8 shtator dhe do të mbyllet më 14 shtator. Në stendat e tij, të cilat janë vendosur nën tenda, përballë А1 Arenës “Boris Trajskovski” në Shkup, janë ekspozuar mijëra libra, në mesin e tyre gjenden edhe mjaft botime në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj vizite, të punësuarit e AZGJ-së u interesuan dhe blenë një numër librash e fjalorësh. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4477,4480"]
Takim pune i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me disa përfaqësues të fakulteteve të filologjisë
Sep 11, 2020
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me këshilltaren e tij të jashtme, dr. Ajtene Qamili dhe drejtuesin e Sektorit të përkthimit dhe lekturimit, Ahmet Selmani, zhvilluan një takim pune me dr. Berton Sulejmanin, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, dr. Demush Bajrami, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dr. Mustafa Ibrahimi, profesor në Universitetin “Nënë Tereza” dhe dr. Ismet Osmani, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”. Me këtë rast drejtori Y. Sela i informoi përfaqësuesit në fjalë lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë AZGJ-ja për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, më 26 shtator 2020 dhe Ditën e Përkthimit më 30 shtator 2020. Në vazhdim ai foli edhe për planet dhe bashkëpunimin e AZGJ-së me këto fakultete si një mundësi e mirë për të organizuar aktivitete të përbashkëta për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonië së Veriut. Të gjitha këto ide dhe oferta të tij u përkrahën njëzëri nga të pranishmit, duke dhënë edhe mendime dhe propozime të tjera plotësuese për sa i përket hartimit të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë, trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve për nevojat e institucioneve, organizimit të punëtorive me studentët, organizimit të konferencave shkencore etj. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4508,4511"]
Në Tetovë AZGJ-ja shpërndau fletushkën për të drejtat gjuhësore
Sep 11, 2020
Nëpunësit administrativë të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) sot në Tetovë shpërndanë fletushkën për të drejtat themelore gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i publikimit dhe i shpërndarjes së kësaj fletushke është që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre themelore gjuhësore. Kjo përmban informacione të mjaftueshme e të sakta, si dhe sqarohet se ku mund qytetarët ta përdorin gjuhën amtare në institucionet shtetërore. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4496,4493,4490"]
AZGJ-ja filloi ta shpërndajë fletushkën për të drejtat gjuhësore
Sep 10, 2020
Nëpunësit administrativë të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) prej sot filluan shpërndarjen e fletushkës për të drejtat themelore gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Qëllimi i publikimit dhe i shpërndarjes së kësaj fletushke është që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre themelore gjuhësore. Kjo përmban informacione të mjaftueshme e të sakta, si dhe sqarohet se ku mund qytetarët ta përdorin gjuhën amtare në institucionet shtetërore. Po ashtu qytetarëve u bëhet me dije se në çdo institucion publik apo komunal, ku më së paku 20% e qytetarëve e flasin gjuhën amtare, kanë të drejtë ligjore që ta përdorin atë dhe të drejtohen zyrtarisht. Në këtë mënyrë AZGJ-ja po e afirmon dhe promovon këtë të drejtë themelore nëpërmjet fletushkave, doracakëve ose udhëzuesve të ndryshëm që i ka botuar deri tani. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="4520,4523,4526,4529,4532"]
Jusuf Zejneli dhe Argëtim Saliu i dhuruan AZGJ-së disa kopje të librit “E drejta dhe administratа publike”
Aug 20, 2020
Profesorët universitarë dhe autorët e librit “E drejta dhe administrata publike”, Prof. dr. Jusuf Zejneli dhe Doc. dr. Argëtim Saliu, e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës dhe u pritën nga drejtori i këtij institucioni, Ylber Sela, i cili njëherësh i njoftoi edhe me aktivitetet dhe projektet që i realizon AZGJ-ја. Me këtë rast ata i dhuruan disa kopje të librit të tyre “E drejta dhe administrata publike” bibliotekës së AZGJ-së. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4386,4383"]
AZGJ-ja promovoi Doracakun e nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve
Aug 19, 2020
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmive foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore. Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak. Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj. Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4366,4369,4372"]
EURAC vazhdon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me AZGJ-në
Jul 27, 2020
Një nga qendrat më të shquara europiane të kërkimit EURAC, me seli në Bolzano të Italisë, vazhdon të mbështesë Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas vizitave të përfaqësuesve të AZGJ-së në EURAC dhjetorin e kaluar, si dhe vizitën e përfaqësuesve të EURAC në Shkup, në shkurt të 2020-së, si pjesëmarrës në Konferencën Shkencore të organizuar nga AZGJ-ja; këto ditë EURAC siguroi edhe disa tituj librash për nevojat e bibliotekës së AZGJ-së, e cila tashmë, posedon një numër të madh librash, fjalorësh terminologjikë, revista profesionale, etj. Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, shpreh falënderimin e tij për qendrën EURAC për mbështetjen e dhënë, duke siguruar që bashkëpunimi midis dy palëve do të vazhdojë të zhvillohet dhe përparojë me intensitet dhe dinamikë edhe më të madhe.
Drejtori Sela takon albanologun Ismail Hamiti
Jul 27, 2020
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, priti sot në një takim albanologun Ismail Hamiti, pasi këtyre ditëve ai botoi librin me titull “Bazat e përkthimit dhe të interpretimit”, si rezultat i punës së tij gati njëzetvjeçare në lëmin e përkthimit e që kap segmentin e mësimit të gjuhës shqipe nga të huajt, fushën e përkthimit, të redaktimit gjuhësor dhe menaxhimit të drejtpërdrejtë me Sektorin e Përkthimit në Kuvendin e RMV-së. Libri në fjalë synon t’ju japë njohuri elementare për çështjet teorike dhe praktike të përkthimit dhe interpretimit të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me përkthim dhe interpretim; atyre që tani më e praktikojnë këtë profesion; që menaxhojnë me përkthyes dhe interpretues, si dhe atyre që nuk merren me të, por që janë kureshtarë të diјnë më shumë për profesionin e përkthyesit dhe të interpretuesit. Mbi të gjitha, urojmë që ky libër do t’ju vijë në ndihmë personave që merren me përkthim dhe interpretim, pa marrë parasysh kombinimin e gjuhëve të cilat i përdor dhe se do të inkurajojë edhe studiues të tjerë të merren me këtë fushë. Me këtë rast albanologu Hamiti, me disa ekzemplarë nga libri më i ri i tij, e pasuroi edhe bibliotekën e Agjencisë. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="full" ids="4306,4309"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email