Takim pune i drejtorit Sela në Ministrinë e Drejtësisë
Nov 5, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Drejtësisë ku pati një takim pune me ministrin Bojan Mariçiq. Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela theksoi se ky takim synon të rishikojë situatën në lidhje me zbatimin e dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në nivelin institucional dhe në atë gjyqësor, si dhe një diskutim mbi zbatimin e praktikave më të mira për zgjidhjet ligjore të cilat kërkojnë burime të konsiderueshme materiale dhe njerëzore. Drejtori Sela paraqiti një sërë botimesh të AZGJ-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional me Ministrinë e Drejtësisë, duke ofruar ndihmë ekspertësh në përkthimin dhe lekturimin e formularëve, veçanërisht certifikatave të marra nga qytetarët, botimi i të cilave është përgjegjësi e ministrisë, siç është vërtetimi për provimin e jurisprudencës, provimin për agjentët e përmbarimit, ndërmjetësit, provimin e noterisë etj. Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4855,4858,4861,4864"]
AZGJ-ja dhe MALMED-i forcojnë bashkëpunimin
Nov 4, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, pati një takim pune me Lirim Shabanin, u.d. drejtor i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALMED). Kjo është vizita e dytë e drejtorit Sela në MALMED, ndërkaq takimi u shfrytëzua për të riafirmuar interesin për bashkëpunim ndërmjet AZGJ-së dhe MALMEDI-t, duke ofruar konsultime dhe ndihmë për çështjet gjuhësore, si dhe lekturimin e akteve zyrtare, formularëve dhe licencave nga fusha e punës së MALMED-it. Njëkohësisht, në takim u diskutua rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e MALMED-it, dhe u diskutua interesi i qytetarëve si konsumatorë që udhëzimet e përdorimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të shkruhen në gjuhët zyrtare. Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë dialogun e ndërsjellë. [gallery bgs_gallery_type="slider" ids="4846"]
Përfundoi trajnimi për planifikim strategjik në AZGJ-së
Nov 2, 2020
Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes AZGJ-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, në selinë e AZGJ-së përfundoi trajnimi triditor online për planifikim strategjik. Trajnimi i realizuar ka për qëllim forcimin e burimeve njerëzore në AZGJ, zhvillimin e kapacitetit profesional dhe rritjen e efikasitetit në arritjen e qëllimeve dhe planeve të përcaktuara të punës, duke krijuar plan strategjik cilësor dhe gjithëpërfshirës të punës. Në aspektin përmbajtësor, trajnimi përfshiu prezantime nga ekspertë të fushës së planifikimit strategjik, të shoqëruar me ushtrime praktike për pjesëmarrësit në trajnim. Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet kryesore të planifikimit strategjik; analiza organizative dhe metodologjia e planifikimit strategjik; zhvillimi institucional dhe ndryshimi organizativ; vizioni/misioni i organizatës; analiza e mjedisit; krijimi i instituciogramit; analiza SWOT; përcaktimi i qëllimeve strategjike; përmbajtja dhe formati i planit strategjik si dhe elemente në pjesën e planifikimit financiar dhe operacional. Mbështetjen që e mundësoi Misioni i OSBE-së në Shkup për realizimin e trajnimit, ka rëndësi të madhe për AZGJ-në dhe në praktikë vërteton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dy palëve, të cilat shpresojmë të vazhdojnë edhe në të ardhmen. [gallery bgs_gallery_type="slider" ids="4835"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Oct 31, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, bashkë me përgjegjësin e sektorit të përkthimit dhe të lekturimit në këtë institucion, Ahmet Selmani, dje zhvilloi një takim zyrtar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku u prit nga kryetari i saj, akademiku Mehmet Kraja, si dhe akademiku i mirënjohur Rexhep Ismajli. Gjatë takimit në fjalë, drejtori Y. Sela i njoftoi hollësisht nikoqirët për statusin, rolin dhe punën e AZGJ-së, duke u përqëndruar veçmas në aktivitetet e gjertanishme në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, si dhe në atë të sensibilizimit dhe udhëzimit të qytetarëve lidhur me të drejtat gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, ai shprehu interesim dhe u bëri ftesë pjesëtarëve të ASHAK-së për të marrë pjesë në aktivitetet shkencore që i organizon AZGJ-ja në raste të ndryshme, siç është Dita e Përkthimit dhe Dita Europiane e Gjuhëve. Kryeakademiku Mehmet Kraja, duke u falënderuar për këtë vizitë zyrtare të AZGJ-së, u interesua në veçanti për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tij praktik në RMV, për kontaktet e AZGJ-së me institucionet simotra në vendet e tjera, si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë institucion. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të ndihmuar ose për të qenë të pranishëm në aktivitetet e AZGJ-së, duke kërkuar një ofertë konkrete se çfarë mund të bëjë ASHAK-ja në këtë aspekt. Po ashtu, edhe akademiku Rexhep Ismajli shprehu gatishmëri të plotë për të ndihmuar AZGJ-në nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në konferencat shkencore. Ai foli për pozitën e disa gjuhëve në vende të ndryshme të botës si në Spanjë, Belgjikë, Zvicër etj., duke e theksuar statusin dhe trajtimin e tyre nga shtetet përkatëse, me çka modeli i tyre do të ishte i lakmueshëm dhe i natyrshëm edhe për gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një gjuhë vendëse. Ai vuri në dukje se tani është koha kur gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, me punë dhe angazhim konkret, pa e politizuar dhe pa e rrezikuar askënd. Në këtë kontekst, ai theksoi se ka një avancim zyrtar të shqipes në RMV, por që gjithçka duhet të shihet si një proces i vazhdueshëm për të ecur edhe më tej përpara. Në fund të këtij takimi, nikoqirët i dhuruan edhe disa kopje të botimeve të ASHAK-së për bibliotekën e AZGJ-së. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4887,4890,4893"]
AZGJ-ја е filloi bashkëpunimin me Agjencinë e Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale
Oct 27, 2020
Përfaqësuesit e AZGJ-së realizuan një takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, Andriana Skerlev-Çakar, udhëheqëse e Sektorit të Çështjeve Juridike; Ivona Mufisheva Aleksovska, udhëheqëse e Njësisë së Çështjeve Normative-Juridike dhe Kalina Stojanovska, bashkëpunëtore e çështjeve juridike dhe burimeve njerëzore në Njësinë e Çështjeve Administrativo-Juridike. Gjatë këtij takimi u diskutua për shkallën e zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, përshtatjet dhe hapat e nevojshme që duhet të ndërmerren, duke sqaruar edhe dilema të caktuara lidhur me zbatimin praktik të saj. Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin dhe përforcimin e dialogut të ndërsjellë, në mënyrë që të zbatohet me sukses dhe në mënyrë të vazhdueshme Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4804,4807"]
Vizitë e drejtorit Sela në OEMVP
Oct 22, 2020
Sot, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku pati një takim pune me Drilon Isenin, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së. Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim, përfshirë edhe me OEMVP-në, si një trup që organizon, mbron interesat dhe promovon afarizmin në vend dhe jashtë, duke i mbështetur ato në sfidat e konkurrencës globale. Takimi ishte një mundësi për të marrë informacion në lidhje me situatën aktuale me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në punën e OEMVP-së. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela u interesua për mundësinë që konsumatorët, çmimet dhe deklaratat për përdorimin e mallrave të shkruhen në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore. Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4790"]
Takim i drejtorit të AZGJ-së Ylber Sela me kreun e BFI-së
Oct 13, 2020
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, Ylber Sela e vizitoi Bashkësinë Fetare Islame, ku u mirëprit nga kreu i saj Reis-ul Ulema Shaqir Fetahu. Takimi i dy titullarëve kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve të përbashkëta, në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe si brenda institucioneve, ashtu dhe në jetën publike. Drejtori i AZGJ-së, Sela pasi ia uroi zotëri Shaqir Fetahut postin e reisit në këtë institucion të lartë që e udhëheq jetën shpirtërore të qytetarëve të besimit islam, me këtë rast ia dhuroi disa botime të AZGJ-së që shërbejnë si informacione të dobishme në zbatimin e gjuhës shqipe: “Udhëzuesin për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve”, si dhe botimin e fundit “Doracaku për nëpunësit administrativë”. Të dy titullarët u pajtuan se zbatimi i gjuhës shqipe është një çështje e rëndësishme që u përket të gjithë qytetarëve. Përveç të tjerash, ata shprehën pikëpamjet e sinqerta dhe vullnetin e mirë që bashkëpunimi midis AZGJ-së dhe BFI-së, duhet të zhvillohet në mënyrë më cilësore në aspektin e kultivimit dhe të artikulimit të gjuhës shqipe në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë. [gallery bgs_gallery_type="slider" ids="4767"]
AZGJ-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit
Sep 30, 2020
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës sot zhvilloi një aktivitet të veçantë kushtuar kësaj date. Kjo ngjarje kishte të bëjë me promovimin e dy librave, përkatësisht “Shkrime rreth përkthimit” të Xhevat Lloshit dhe “Bazat e përkthimit dhe të interpretimit” të Ismail Hamitit. Fjalë rasti për librin e Xhevat Lloshit, të cilin e botoi AZGJ-ja, mbajti profesoresha Ajtene Hajdari Qamili e cila foli për përmbajtjen dhe vlerat e veçanta të tij. Po ashtu ajo foli edhe për librin e Ismail Hamitit duke u përqëndruar në strukturën dhe rëndësinë e këtij libri që trajton çështjen e përkthimit dhe të interpretimit. Në vazhdim, për librin e Xhevat Lloshi foli edhe referuesi Naim Berisha nga Instituti Albanologjik i Prishtinës i cili e vuri në spikamë personalitetin e gjuhëtarit Xhevat Lloshi, dhe njëkohësisht duke i theksuar edhe disa aspekte që e karakterizojnë librin e tij. Fjalë rasti pati edhe Hidajete Azizi nga ITSHKSH-ja e cila vuri në dukje aspektet e rëndësishme të dy librave, përkatësisht atë të Xhevat Lloshit dhe të Ismail Hamitit. Gjithashtu në këtë promovim foli edhe referuesi Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në UT, i cili theksoi vlerat shkencore të librit “Shkrime rreth përkthimit” të Xh. Lloshit. Në fund, nëpërmjet lidhjes online, në këtë ngjarje u përfshi edhe Xhevat Lloshi i cili e falënderoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës për botimin e librit të tij, si dhe për organizimin e këtij promovimi. Në mes të tjerash ai theksoi se librin e tij ia besoi pikërisht AZGJ-së për botim për arsye të respektit dhe solidaritetit që ka ndaj këtij institucioni që po bën një punë jashtëzakonisht serioze për gjuhën shqipe. Të pranishmëve iu drejtua edhe Ismail Hamiti i cili i falënderoi të gjithë ata që dhanë ndihmesë në botimin e librit të tij, veçanërisht AZGJ-në e cila bëri promovimin e tij. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4739,4742,4745,4748,4751"]
Vazhdon dialogu ndërmjet AZGJ-së dhe delegacionit të BE-së
Sep 28, 2020
Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) priti Aleksandru - Andrej Popoviçin, Zyrtar i kualifikuar i të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në delegacionin e Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim, drejtori Sela falënderoi bashkëbiseduesin e tij për vizitën, duke e informuar atë për punën e AZGJ-së në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për të ndërtuar një shoqëri që garanton, respekton dhe promovon të drejtat gjuhësore të qytetarëve të saj, në përputhje me standardet europiane. Gjithashtu, drejtori Sela informoi bashkëbiseduesin e tij për punën e bërë deri më tani, projektet e planifikuara në të ardhmen, dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambasadorin e ri, Dejvid Gir. Popoviçi falënderoi drejtorin Sela për ftesën për një takim dhe vizitë në AZGJ, duke shprehur kënaqësi për mundësinë e dhënë për shkëmbim të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve rreth çështjeve të interesit të përbashkët. Të dy palët theksuan angazhimin e tyre për dialog të mëtejshëm dhe bashkëpunim në projekte. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4725"]
Fjalimi i plotë i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, në tryezën e rrumbullakët me temë “Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut – mundësi apo pengesë në procesin e shoqërisë demokratike civile, e organizuar me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve
Sep 26, 2020
I nderuar drejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Komuniteteve, zotëri Hoxhiq, e nderuara kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve, zonja Popova Manasievska, e nderuara përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zonja Treneska, e nderuar profesoreshë Dragana Gjoreska, Të nderuar përfaqësues të medieve! Të nderuar të pranishëm! Kam nderin dhe kënaqësinë që së bashku kemi rastin ta shënojmë ngjarjen e sotme, e cila ka rëndësi të veçantë dhe mbahet më 26 shtator, në ditën kur Europa feston shumëgjuhësinë, respektivisht Ditën Europiane të Gjuhëve. Këtë ditë simbolike e shënon edhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së nëpërmjet organizimit të tryezës së sotme të rrumbullakët me një temë shumë të rëndësishme që lidhet me shumëgjuhësinë në një shoqëri demokratike qytetare. Filozofi i shquar Ludvig Vitgenshtajn ka thënë: “Nuk guxojmë të lejojmë që kufijtë e gjuhës sonë të jenë kufij të botës sonë”. Kjo thënie e urtë na kujton se vlerat e pluralitetit gjuhësor dhe roli i tij koheziv i ndërlidhjes së dallimeve, vazhdimisht duhet të riafirmohen dhe të kultivohen. Në vend që të jetë mjet për ndarje, gjuha duhet të jetë kanal komunikimi, urë lidhëse dhe mjet interaksioni në komunitetin shoqëror. Shkalla e respektimit dhe e kultivimit të diversitetit gjuhësor është reflektim i shkallës së zhvillimit demokratik të çdo shteti që synon të jetë pjesë e familjes europiane të shteteve me traditë të pasur demokratike. Besoj që prania e gjithë pjesëmarrësve në ngjarjen e sotme do të mundësojë shkëmbim konstruktiv të ideve, qëndrimeve dhe mendimeve dhe se pjesëmarrësit do ta pasurojnë këtë ngjarje me fjalimet e tyre në drejtim të afirmimit të vlerave që e përforcojnë dhe e avancojnë barazinë gjuhësore, kuptimin e ndërsjellë dhe kohezionin ndëretnik në shoqëri nëpërmjet dialogut, tolerancës gjuhësore dhe respektimit të diversitetit gjuhësor. Më lejoni që, në fund të fjalimit, edhe njëherë t’ju falënderoj të gjithë folësve dhe mysafirëve të nderuar për pjesëmarrjen në tryezën e sotme. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4614,4617"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email