OSBE-ja trajnon përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së, për përkthim simultan
Jun 2, 2022
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nisi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), fryt i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet OSBE-së dhe AZGj-së. Me këtë rast, drejtori Ylber Sela falënderoi ambasadorin Clemens Koja për mbështetjen e OSBE-së në këtë drejtim. Ai theksoi që ky trajnim do t’ju ndihmojë përkthyesve dhe lektorëve të AZGj-së në zhvillimin e tyre profesional në fushën e përkthimit simultan. Nga ana tjetër, ambasadori Koja theksoi kënaqësinë për mbështetjen e deritashme nëpërmjet projekteve të përbashkëta të ngritjes së kapaciteteve të AZGj-së, ku përfshihet edhe trajnimi i filluar sot. Njëmbëdhjetë përkthyesit dhe lektorët e AZGj-së do të trajnohen nga profesionistet e fushës së përkthimit simultan, Blerina Starova Zllatku dhe Lukrecija Malkoviq Atanasovska. Ky trajnim mbështetet edhe nga kryetari i Kuvendit të RMV-s, Talat Xhaferi i cili ofroi kushtet e nevojshme teknike për këtë trajnim. Shkup, 1.6.2022
Mbaroi java e fundit e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve
May 30, 2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka përfunduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike. Gjatë javës së dhjetë, përkatësisht edhe të fundit, u realizua trajnimi në dy tema, ku ligjërues ishin Valter Memisha dhe Artur Lame me temë “Leksikologjia”. Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre. Shkup, 30.5.2022
Mbaroi edhe java e nëntë e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve
May 19, 2022
Për të nëntën javë me radhë në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe i institucioneve publike. Gjatë javës së nëntë temat që u zhvilluan ishin të ndryshme. Për temën e parë, “Përkthimi ligjor (juridik)” ligjëroi prof. Arta Selmani, ndërkaq për temën e dytë, “Përkthimi i korrespondencës ekonomike, afarizmit dhe kontratave”, ligjëroi prof. Adnan Jashari. Përkthyesit dhe lektorët edhe këtë javë kishin mundësinë të sqarojnë dilemat e tyre, që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së tyre të përditshme. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8605,8608,8611,8614"]
Kultura Tradicionale e Arbëreshëve të Zarës
May 17, 2022
Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh) u promovua libri i Aleksandër Stipçeviqit “Kultura Tradicionale e Arbëreshëve të Zarës”, ku të pranishëm ishin Prof.dr Skender Asani, drejtor i ITShKSh-së, Prof.dr. Luan Përzhita, drejtor i ASA-së Tiranë, Prof.dr. Hysen Matoshi, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. dr. Zeqirja Neziri, studiues nga Shkupi, si dhe të pranishmit të tjerë. Fjalë rasti kishte edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në Maqedonin e Veriut (AZGj) Prof.dr. Ylber Sela. Shkup, 17.5.2022
Mbaroi java e tetë e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve
May 16, 2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike. Gjatë javës së tetë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, “Titrat”, ligjëroi Olger Brame, ndërkaq për temën e dytë, “Çështje drejtshkrimore dhe të pastërtisë së gjuhës”, ligjëroi Emil Lafe. Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre. Shkup, 13.5.2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës ligjëroi profesoresha e gjuhës shqipe, Albulena Dehari
May 13, 2022
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) priti sot gjuhëtaren Albulena Dehari, ligjëruese në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës. Ajo pati rastin që të njihet më hollësisht me veprimtarinë e deritashme të AZGj-së, si dhe me planet për të ardhmen. Me këtë rast, Dehari mbajti një ligjëratë para përkthyesve dhe lektorëve të Agjencisë me temë “Përshtatja e gjymtyrëve në fjali”. Në fund, drejtori Sela falënderoi ligjëruesen duke theksuar që AZGj-ja është e hapur për bashkëpunime të ndryshme të sferës përkatëse. Shkup, 12.5.2022
Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
May 12, 2022
Më 10 maj, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Skender Topi, zëvendësrektorja për kërkimin shkencor , Elvira Fetahu, zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Aurela Basha, si dhe pedagogia e gjuhës, Teuta Toska. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të këtij universiteti me AZGj-në për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, trajnime, punëtori ku do të lëvroheshin tema gjuhësore. Gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbim stafi e përvojash. Ky takim u shfrytëzua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy drejtuesve të institucioneve të lartpërmendura, Skender Topi dhe Ylber Sela. Ata u dakorduan edhe në ndihmën e ndërsjellë për vendosjen e lidhjeve të komunikimit edhe me institucione të tjera me të cilat bashkëpunojnë. Shkup, 11.5.2022
Mbaroi java e gjashtë dhe e shtatë e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve
Apr 29, 2022
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike. Gjatë javës së gjashtë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Analizë teksti, ligjëroi Ajtene Qamili, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve të veçanta kulturore, ligjëroi Mustafa Ibraimi. Edhe gjatë javës së shtatë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, , Përkthimi i teksteve të veçanta sociologjike, ligjëroi Ali Pajaziti, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve për artet dhe shkencat humane, Dorian Koçi. Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="8416,8419"]
Pjesëmarrje në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor
Apr 26, 2022
Në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela mori pjesë në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor. Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtori Sela mori pjesë në disa promovime librash, me ç’rast edhe i përshëndeti , duke bërë thirrje për bashkëpunim. Më konkretisht, drejtori mori pjesë në promovimin e librit “Nën hijen e Çinarit”, me autor Azis Pollozhani; në promovimin e botimit “Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” të gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj; në promovimin e botimit “Aspekte të gjuhësisë së zbatuar” të gjuhëtarit Tomorr Plangarica, në promovimin e botimit “Monografia e Universitetit të Tetovës”. Kjo vizitë u shfrytëzua edhe për takime dhe njohje të reja të sferës së interesit të përbashkët. Shkup, 26.4.2022
AZGj-ja do ta ndihmojë Inspektoratin e Vetëqeverisjes Lokale, për të zbatuar gjuhën shqipe
Apr 21, 2022
Sot, në hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), drejtori Ylber Sela, e priti drejtorin e Inspektoratit të Vetëqeverisjes Lokale, Afrim Qokun, me të cilin diskutuan për bashkëpunim të ndërsjellë mes këtyre dy institucioneve. Sela e falënderoi homologun e tij, Qoku, për interesimin e treguar ku i ofroi ndihmë dhe mbështetje për të filluar zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në atë institucion, me udhëzime konkrete se si të fillohet dhe si të drejtohet ky proces në fazën fillestare. Nga ana tjetër, drejtori Qoku, shprehu gatishmëri dhe vullnet për të realizuar atë që është detyrim ligjor dhe pret përkrahje dhe bashkëpunim ndërmjet dy palëve për realizimin e mëtutjeshëm me sukses të këtij procesi. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi ndërinstitucional duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8447,8450"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email